Bombë: Vinicius Junior transferohet në Serie A!

Reali mbrëmë u eleminua nga Kupa e Mbretit pas disfatës nga Alcoyano.

Atmosfera në zhveshtore nuk është aspak e mirë dhe disa lojtarë pritet të largohen nga Santiago Bernabeu.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Reali është edhe Vinicius Junior. Braziliani erdhi si transferim i madh te Reali, mirëpo nuk ka arritur të lërë gjurmë.

Interesim për 20-vjeçarin kanë shfaqur Arsenal dhe PSG, mirëpo Todo Fichajes, raporton se Vinicius do ta vazhdojë karrierën te Juventusi.

Sipas Todo Fichajes, Fabio Paratici është duke punuar për transferimin e Vinicius dhe i ka ofruar brazilianit pagë prej 8 miliona eurove në sezon.

Biankonerët besojnë se Vinicius ka potencial të madh dhe mund të bëhet yll i skuadrës në të ardhmen.

Bisedimet kanë filluar dhe Juventus do të paguaj 40 milionë euro për kartonin e brazilianit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here