‘JO’ Leverkusenit, Radulovic në Serie A!

Përplasjet e fundit në merkato për talentin serb Andrija Radulovic i cili luan për Yllin e Kuq të Beogradit (Crvena Zvezda) kanë bërë tashmë që Bayer Leverkusen mos të jetë më në garë kur tashmë për të interesim kanë shfaqur gjigantët e Milanos, Inter dhe Milan.

Serbi tashmë ka anashkaluar mundësinë për tu transferuar tek skuadra e Bayer Leverkusen për shkak se 2 skuadrat italiane janë tashmë të interesuara për të dhe ky është hapi që po kërkon të ndërmarrë në karierën e tij.

Rol të madh në këtë situatë ka Dejan Stankoviç i cili është trajner i skuadrës serbe dhe mund të shtyjë 18 vjeçarin që të transferohet tek Inter, skuadër kjo ku Stankovic e kaloi një pjesë të madhe të karierës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here