Juventus i ka sytë kah e gjithë Europa për të përforcuar skuadrën e saj gjatë janarit dhe tashmë Real Madrid i ka ofruar mundësinë e transferimit të Vinicius.
Zonja e Vjetër ka hasur në probleme të mëdha këtë gjysmë sezoni në repartin e sulmit pasi Alvaro Morata nuk është se ka bindur shumë me paraqitjet e tij.
Mirëpo transferimi i tij nuk do të jetë shumë i lehtë pasi Los Blancos për transferimin e tij kërkojnë një shumë prej hiç më pak se 45 milionë eurosh.
Por kjo nuk është e tëra pasi edhe braziliani ka kërkesat e larta ku një largim nga Santiago Bernabeu do ta pranonte vetëm në rast se ndonjë skuadër do ti ofronte një pagë prej 8-9 milionë eurosh në sezon.
Këtë gjë Juventus mund ta bëjë vetëm nëse arrin që të shesë Paolo Dybalan i cili nuk bën pjesë në planet e Pirlos.