Merkatoja: Talenti i Juventusit transferohet në Bundesliga!

Skuadra e Juventusit shquhet për talentet e shumtë që dalin nga akademia e kësaj skuadre dhe tashmë njëri prej tyre është bërë shënjestër e gjigantit të Bundesligas, Leipzig dhe bëhet fjalë për Radu Dragusin.

Siç raporton Sky Sport, Leipzig e ka shumë seriozisht transferimin e Dragusin i cili është vetëm 18 vjeçar dhe është duke bërë gati një ofertë të rëndësishme për të bindur Zonjën e Vjetër.

Talentit i skadon kontrata aktuale me Juventusin në muajin qershor.

Drejtuesit e skuadrës kanë filluar përpjekjet për të ndaluar largimin e tij por siç po shkojnë gjërat një gjë e tillë do të jetë e vështirë për tu ndalur pasi talenti tek skuadra gjermane do të ketë më shumë mundësi që të jetë në formacionin e parë dhe kjo është ajo që po kërkon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here