Hidhet shorti i 1/8 në Copa del Rey

    Kupa e Mbretit tashmë ka mësuar përballjet e 1/8 finale. Spikasin Rayo-Barcelona, ​​Alcoyano-Athletic dhe Sevilla-Valencia.

    Këto ndeshje do të luhet javën e ardhshme, më 26, 27 dhe 28 janar. Ky ishte verdikti i shortit të sotëm.

    Edhe pse historia tashmë ka treguar se surprizat janë të garantuara në një ndeshje të vetme, sikurse e provoi Real Madridi dhe Atletico Madridi në raundin e fundit, favoritë konsiderohen skuadrat e La Liga-s në letër. Kryesisht, Barcelona, e cila e ka fituar 30 herë në histori këtë trofe.

    Ja duelet e 1/8 finale
    Alcoyano – Athletic
    Navalcarnero – Granada
    Girona – Villarreal
    Rayo – Barcelona
    Almería – Osasuna
    Valladolid-Levante
    Sevilla – Valencia
    Betis- Real Sociedad

    Datat e ndeshjeve të Kupës së Mbretit (2020-2021)
    1/8 finale: 26, 27 dhe 28 janar 2021
    Çerekfinalet: 3 shkurt 2021
    Gjysmëfinalet: ndeshja e parë më 10 shkurt, ndërsa kthimi më 3 mars 2021
    Finalja: 17 prill 2021

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here