Lajm i shkëlqyer, blerja më e re e Milanit mund të jetë gati kundër Atalantas!

Skuadra e Stefano Piolit ka marrë një lajm shumë të mirë nga stafi mjekësor pasi blerja e tyre më e re, Fikayo Tomori mund të jetë pjesë e skuadrës në sfidën e ditës së nesërme kundër skuadrës së Atalantas.

Bëhet fjalë për një huazim deri në fund të këtij sezoni dhe më pas me të drejtë blerjeje për një shifër prej 28 milionë eurosh.

Kontrollet mjekësore priten që të kryhen orëve të ardhshme dhe shumë shpejt mund të vijë lajmi që ai mund të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme.

Për këtë transferim më meritori ishte padyshim Paolo Maldini i cili insistoi qysh prej fillimi për huazimin e tij, gjë që edhe e arriti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here