City mposht Cheltenham me përmbysje dhe kalon tutje në FA Cup

    Cheltenham, skuadër e kategorisë së katërt e futbollit anglez, ka vënë në vështirësi Manchester City-n për 81 minuta në 1/16-at e Kupës së Anglisë.

    Vendasit, në fakt, kanë kaluar në avantazh në minutën e 59-të me May, i cili ka përfituar nga një rrëmujë në zonën e rreptësisë dhe ka shënuar me lehtësi.

    Reagimi i Qytetarëve ka ardhur 9 minuta para fundit, me Foden që ka barazuar rezultatin në minutën e 81-të. Tri minuta më mbrapa ka ardhur edhe goli i dytë i ekipit të Guardiola-s, që është shënuar nga Gabriel Jesus.

    Torres ka fiksuar shifrat në 3-1 me golin e shënuar në minutën e 94-t.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here