Hulku i Brazilit mund të jetë surpriza e vërtetë gjatë këtij janari pasi ai tashmë po kërkohet nga dy gjigantët e Serie A, Inter dhe Milan.
Braziliani tashmë prej këtij janari është një futbollist i lirë dhe kjo është mundësia perfekte për transferimin e tij pasi mosha e tij 35 vjeçare garanton që ai ka akoma për të dhuruar diçka në Europë.
Juventus nuk ka të drejtë të blejë futbollistë që nuk janë me shtetësi të BE-së ndërsa Inter dhe Milan kanë të drejtë për një transferim të tillë.
Më favorite për një transferim të tillë duket Inter për faktin se Rossonerët tashmë kanë transferuar Mario Mandzukic dhe nuk janë shumë të sforcuar për një transferim të rradhës në sulm.