Inter shokon të gjithë, transferon yllin e rivalit të saj!

Skuadra e Interit është duke përgatitur njërin prej transferimeve surprizë të këtij muaji pasi në kampin e zikaltërve është lakuar emri i sulmuesit boshnjak të Romës, Edin Dzeko.

Kjo lëvizje pritet që të ndodhë shumë shpejt për arsyen se Dzeko i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës se në qoftë se trajneri Paolo Fonsece do të qëndrojë akoma atëherë largimi për të do të jetë i paevitueshëm.

Mirëpo 34 vjeçari nuk do ta ketë problem gjetjen e një skuadre të re pasi Inter po pret te dera për një mundësi për blerjen e shërbimeve të tij, gjë që e kërkoi edhe gjatë verës së kaluar.

Boshnjaku aktualisht paguhet rreth 7 milionë euro në sezon dhe për tu transferuar tek Neroazzurët duhet që të ulë pak kërkesat e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here