Nuk ka më dyshime, Martin Odegaard do të kalojë në formë huazimi tek Arsenali.
Ishte përfolur shumë një lëvizje e tillë, por duket se tashmë ka ardhur dhe konkretizimi.
“Topçinjtë” do të marrin lojtarin norvegjez në formë huazimi deri në qershorin e 2021 sipas asaj që shkruan eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Vizitat mjekësore do të kryhen në ditët në vazhdim, ndërsa norvegjezi e zgjodhi vetë ekipin anglez.
Odegaard kishte pas vetes dhe ekipin e Real Sociedadit dhe Ajaxit, por lojtari i hodhi poshtë ofertat e tyre.
Arsenali do t’i paguajë rrogën dhe 2.5 milion euro Realit për t’u larguar.