Shkëmbim spekakolar: Mauro Icardi rikthehet në Serie A!

Mediat italiane kanë lëshuar bombën e merkatos!

Mauro Icardi është i lidhur për një kohë të gjatë me një rikthim në Itali dhe tani argjentinasi është i lidhur me një tjetër skuadër.

Është Roma ajo që ka shfaqur interesim për sulmuesin argjentinas, pas përplasjes së Edin Dzekos me trajnerin Fonesca.

Giallorosët i kanë ofruar parisienëve shërbimet e Dzekos, por në këmbim të marrin njërin mes Moise Kean ose Mauro Icardi.

Bëhet fjalë për shkëmbim huazimi për gjashtë muaj. Parisienët janë duke analizuar ofertën, ndërsa mediat italiane raportojnë se PSG do ta pranojë atë.

Pochettino i beson më tepër Moise Kean dhe është Icardi ai që do të largohet nga Parku i Princave.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here