Allegri deklarohet: Kjo do të jetë skuadra ime e ardhshme!

Massimiliano Allegri është padyshim trajneri më i përmendur gjatë janarit dhe tashmë ka ardhur edhe një prononcim zyrtar se cilën skuadër do të drejtojë ai.

Napoli dhe Chelsea e kërkuan me ngulm me javë të tëra por siç po përflitet në mediat italiane ai i ka dhënë fjalën skuadrës së Romës dhe një marrëveshje mes palëve është arritur ku ai do të përfitojë 5 milionë euro në sezon tek Giallorossët.

Paulo Fonseca ka mundësi që të çojë këtë sezon deri në fund maksimalisht pasi afati i fundit është që ai të vijë në krye të detyrës gjatë kësaj vere por nuk përjashtohet ndonjë surprizë edhe ditëve të ardhshme.

Allegrin nuk e tundoi vetëm oferta financiare për të zgjedhur Romës por gjithashtu edhe familja e tij që e pëlqen të jetojë në kryeqytetin italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here