Roma në ‘shok’, Dzeko largohet nga Giallorossët!

Marrëdhëniet jo të mira mes Edin Dzekos dhe trajnerit Paulo Fonseca kanë bërë që sulmuesi boshnjak të mendojë të ardhmen e tij larg nga kryeqyteti italian dhe interesimi për të nuk ka të ndalur edhe nga skuadrat e mëdha europiane.

Largimi i tij mund të ndodhë edhe gjatë muajit janar ku interesim kanë shfaqur gjigantët spanjollë të Real Madrid dhe Barcelonës.

Edhe Atletico Madrid gjatë verës ishte e interesuar për bomberin boshnjak por tashmë Los Colchoneros kanë rikthyer vëmendjen kah Dembele i Lyon.

Ronald Koeman ka kërkuar një sulmues gjatë janarit dhe pamundësia për të arritur tek Memhpis Depay ka shtyrë katalanasit që të rikthejnë vëmendjen kah kryeqyteti italian.

Nga ana tjetër Luka Jovic është larguar nga Real Madrid dhe skuadra e Zidane e ka të detyrueshme blerjen e një sulmuesi të ri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here