Lampard jashtë Stamford Bridge, italiani merr ‘frenat’ e skuadrës!

Frank Lampard është vetëm cështje orësh apo ditësh prej shkarkimit nga skuadra e Chelseas e cila është plotësisht e zhgënjyer me paraqitjet e skuadrës nën drejtimin e tij.

Shumë emra tashmë kanë filluar të përmenden si zëvëndësues të tij ku deri më tani është lakuar shumë emri i ish trajnerit të PSG, Thomas Tuchel.

Mirëpo gjermani mbeti vetëm një emër i përmendur e asgjë më shumë pasi tashmë favorit kryesor për të marrë këtë post është Massimiliano Allegri.

Italiani është një emër shumë i kërkuar edhe në Serie A ku Juventus dhe Roma duket se kanë shfaqur interesim për të mirëpo duket se ish trajneri i Zonjës së Vjetër do të marrë drejtimin e Bluve të Londrës.

Fakti që ka vite që nuk ka udhëhequr asnjë skuadër e bën atë më të përshtatshëm për këtë post pasi Chelsea gjendet në një pozitë ku përvoja e një trajneri i nevojitet më shumë se kurrë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here