Donadoni rikthehet në Serie A!

Roberto Donadoni bëri një intervistë ku foli për një rikthim të mundshëm në Serie A duke i dërguar kështu sinjale skuadrave si Atalanta, Napoli dhe Milan.

Duke parë situatën e Atalantas dhe AC Milan që duken se nuk kanë nevojë për një trajner të ri tashmë i gjithë presioni ka rënë mbi supet e Gennaro Gattusos i cili mund të mbetet pa punë nëse Donadoni synon transferimin tek kjo skuadër.

Ai për ‘Radio too Sport’ deklaroi që është i gatshëm për tu rikthyer në botën e klubeve dhe se Serie A mbetet dëshira e tij më e madhe edhe pse ka pasur përvoja të ndryshme me lojtarë të kombësive të ndryshme.

Napoli mbetet destinacioni i tij i preferuar për arsyen se Gattuso gjendet në një moment të vështirë edhe në jetën e tij personale dhe presidenti De Laurentiis mund të vendosë që ta ‘dërgojë në pushim’ ish mesfushorin e Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here