Milan ‘copëtohet’, Zidane transferon yllin e Rossonerëve!

Humbja ndaj Atalantas duket se është vetëm maja e ajsbergut pasi problemet për skuadrën e Piolit sapo kanë filluar dhe tashmë vëmendja është zhvendosur në merkato.

Zinedine Zidane ka filluar të lëvizë në merkato pasi po kërkon zëvëndësuesin e Sergio Ramosit i cili pritet të largohet në fund të këtij sezoni dhe për pasues të tij e ka piketuar Simon Kjaerin.

Fichajes.net raporton se gjithçka tashmë është gati pasi një ofertë prej 15 milionë eurosh për Milanin janë bërë gati dhe një kontratë 2 vjeçare për futbollistin me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Një propozim i vështirë për tu refuzuar për faktin që futbollisti do të marrë një pagë shumë më të lartë sesa tek Rossonerët.

Nga ana tjetër Kjaer është njëri prej futbollistëve kryesorë të Milanit dhe largimi i tij do të thoshte një shpërbërje për mbrojtjen e Piolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here