Ronaldo triumfon, Juve transferon yllin e Real Madrid!

Fjala e Cristiano Ronaldos duket se do të shkojë në vend pasi Zonja e Vjetër ka vendosur që të transferojë mbrojtësin e Real Madrid, Marcelo.

Braziliani ka një kontratë me Los Blancos që skadon në vitin 2022 dhe tashmë nuk bën pjesë në planet e skuadrës madrilene.

Ai mori një ofertë nga skuadra e Monacos me kontratë 3 vjeçare ku do të përfitonte një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon por siç raporton Diario Gol, kjo shumë nuk është e mjaftueshme për të.

Marcelo është duke pritur një ofertë më të mirë dhe pikërisht nga skuadra e Juves pasi po kërkon që të ribashkohet me shokun e tij më të mirë, Ronaldon, i cili ka kohë që po punon për të transferuar atë në Torino dhe tashmë duket se do ja arrijë qëllimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here