E ardhmja e Eriksen? Merret vendimi final!

Trajneri i skuadrës së Interit, Antonio Conte ka bërë të ditur se ai shpreson që futbollisti i tyre Christian Eriksen të qëndrojë në skuadër edhe përkundër zërave që flasin për një largim të tij gjatë këtij muaji.

Eriksen qysh prej transferimit në Milano nga Tottenham vitin e kaluar ka luajtur shumë pak ndeshje nën urdhërat e Contes.

Danezi arriti mbrëmë që të shënojë një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit në Coppa Italia kundër rivalët të qytetit, AC Milanit.

Ishte ky gol vendimtar në minutat e fundit që i dha fitoren skuadrës së zikaltërve 2-1 kundër një Milani që kishte mbetur pa Ibrahimovic në fillim të pjesës së dytë i cili u ndeshkua me karton të kuq.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here