Juventus mbetet akoma e interesuar për një trajner të ri pasi që nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e skuadrës nën urdhërat e Andrea Pirlos.
Emri i preferuar padyshim që mbetet ai i Zinedine Zidane i cili gjithashtu po kalon një moment të vështirë tek Real Madrid dhe mund të shkarkohet nga Perez.
Do të ishte ky skenari perfekt për skuadrën e Agnellit, e cila kërkon një emër të madh europian për stolin e saj dhe trofetë e fituara nga Zidane me Los Blancos i jep besim italianëve që ai është emri i duhur.
Kontrata e Zidane skadon në 2022 mirëpo forma jo e mirë e kaluar nga skuadra gjatë këtij sezoni do të bëjë me siguri që ai të largohet gjatë kësaj vere.