Juventusi ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pa u lodhur por në një shëtitje ndaj SPAL të Etrit Berishës, që e ka mbledhur topin 4 herë në rrjetën e tij me golat e Morata, Frabotta, Kuluseveski dhe në fund Chiesa.
Teksa Ronaldo ka pushuar pasi kështu zgjodhi Pirlo në rotacionin e tij, në fushë, bardhezinjtë kanë dominuar dhe menjëherë Rabiot gjeti penalltinë që u shndërrua në gol nga Morata.
Në pjesën e parë ishte edhe goli i Frabotta, i pari bardhezi, nga jashtë zone për të riun e preferuar nga Pirlo.
Më pjesën e dytë, dy gola të tjerë me Kulusevski (asist Morata) dhe Chiesa në sekondat e fundit.
Në gjysmëfinale do të jenë dy supersfidat ndaj Interit.