Barcelona mposht Rayo Vallecanon dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit

    Barcelona ka vuajtur por ka arritur të kualifikohet më tej në Kupën e Mbretit.

    Pak kilometra larg Madridit, në Vajekas, skuadra e drejtuar nga Koeman, ka ndeshur rezistencën e Vallecanos, e cila madje ka befasuar katalanasit.

    Në fakt, vendasit shënuan të parët në pjesën e dytë, pasi 45′ e para u mbyllën në barazim 0-0.

    Përgjigjia blaugrana erdhi me anë të Griezmann-Messi, me finalizimin e argjentinasit. Në fund, De Jong do të vuloste fitoren 2-1.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here