PSG nuk heq dorë nga huazimi i Dele Alli!

Paris Saint Germain është duke vazhduar akoma diskutimet me skuadrën londineze për të arritur një marrëveshje për huazimin e Dele Allit, të paktën është kjo ajo që raporton goal.com.

Alli ka javë që është shndërruar në një objektiv për skuadrën franceze dhe tashmë edhe pas ardhjes së trajnerit të ri Mauricio Pochettino, transferimi i tij është bërë një synim i rëndësishëm për këtë skuadër.

Pochettino gjatë drejtimit të Tottenhamit e kishte Allin njërin prej futbollistëve të tij kryesorë dhe tashmë kërkohet të bashkohet përsëri me të por kësaj rradhe në Paris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here