Inter dhe Chelsea kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Inter mbrëmë e eleminoi Milanin nga Kupa e Italisë dhe Neroaxurët u kualifikuan në gjysmëfinale.
Zi-kaltrit nuk kanë kryer asnjë përforcim në merkaton e janarit dhe sipas raportimeve të fundit mund të shohim një shkëmbim spektakolar.
Portali i njohur italian Calcio Mercato, raporton se Inter dhe Chelsea mund të shkëmbejnë Marcelo Brozovicin dhe Jorginhon.
Është trajneri i ri i Chelsea, Thomas Tuchel, ai që ka kërkuar transferimin e Brozovic dhe Blutë e Londrës janë të gatshëm tia ofrojnë kartonin e Jorginhos.
Brozovic është një titullar i padiskutueshëm te Interi dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë vetëm nëse përkrah kartonit të Jorginhos, Blutë e Londrës do të ofronin edhe një shumë parash.
Vështirë se marrëveshja do të arrihet këtë merkato, por në verë sipas të gjitha gjasave klubet do të zhvillojnë bisedime.