Gabriel Jesus në Serie A!

Gabriel Jesus prej sezonit tjetër mund të bëhet pjesë e skuadrës së Romës.

Giallorossët po përpiqen ta sjellin atë në Olimpico me anë të një shkëmbimi mes tij dhe sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.

Roma tashmë është në kërkim të një sulmuesi të ri pasi marrëdhëniet me boshnjakun nuk janë aspak të mira pasi edhe ai vetë ka kërkuar largimin nga kryeqyteti italian.

Siç raporton Corriere dello Sport, Paulo Fonseca i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës së Romës që nën urdhërat e tij të sjellin brazilianin Gabriel Jesus.

Për Dzekon interesim të madh ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit mirëpo Roma nuk e ka ndërmend të përforcojë rivalin e saj direkt këtë sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here