Marrëveshja është arritur, Lautaro rinovon me Interin, zbulohen detajet

Interi dhe agjentët e Lautaro Martinezit janë takuar ditën e sotme për të vazhduar negociatat e tyre për rinovimin e argjentinasit. Ky është takimi i dytë për pak ditë.

Palët janë të prirura që të rinovojnë, pasi Lautaro nuk ka ndërmend të largohet. Ai ishte shumë pranë Barcelonës, por situatat kanë ndryshuar dhe argjentinasi do të qëndrojë në Itali.

Lautaro ka ulur kërkesat e tij ekonomike dhe me shumë mundësi Interi do t’ia plotësojë. Kontrata e re pritet të nënshkruhet deri në vitin 2024 me një opsion rinovim deri në vitin 2025.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here