Nuk është Erisken, Inter dhe Roma shkëmbejnë yjet e tyre

Qershia mbi tortë për merkaton e janarit, Inter dhe Roma shkëmbejnë yjet e tyre.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Inter dhe Roma mund të shkëmbejnë sulmuesit e tyre para përfundimit të merkatos.

Në Olimpico do të transferohet Alexis Sanchez, ndërsa në Meazza, Edin Dzeko. Largimi i Dzekos nga Roma është i pashmangshëm, pasiqë boshnjaku ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Fonesca.

Nga ana tjetër, Sanchez do të fitojë më tepër minuta te Roma dhe drejtori i Giallorosëve, Tiago Pinto gjendet në Milano për ta kompletuar marrëveshjen.

Bëhet fjalë për një shkëmbim në formë huazimi deri në fund të sezonit, Dzeko do të jetë i huazuar te Interi, ndërsa Sanchez te Roma.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here