Marrëveshja është arritur, Nicolo Rovella transferohet te gjiganti italian

Nicolo Rovella ka skuadër të re.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Juventus dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për transferimin e Nicolo Rovellas.

Në garë për 19-vjeçarin ishin Milan dhe Inter, mirëpo janë Biankonerët ata që arritën të sigurojnë shërbimet e tij.

Juventus e ka mbyllur marrëveshjen me Genoan, duke nënshkruar me Nicolo Rovellan, ndërsa te klubi gjenovez do të kalojnë Manolo Portanova dhe Elia Petrelli.

Rovella do të mbetet në huazim te Genoa për pjesën e mbetur të sezonit.

19-vjeçari ka luajtur në 11 ndeshje këtë sezon në Serie A dhe Coppa Italia. Ai ka dy paraqitje për Italinë në U-21.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here