Atalanta është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit ukrainas të skuadrës së Shakhtar Donetsk, Viktor Kovalenko, raporton kështu DiMarzio.
24 vjeçari së fundmi zhvilloi edhe ndeshjen e 200-të me skuadrën ukrainase ku edhe ka dalë nga akademia e kësaj skuadre.
Atalanta raporohet se është e interesuar edhe për 21 vjeçarin e skuadrës së Malmo, Anel Ahmedhodzic.
Mirëpo Kovalenko duket një emër më i pëlqyer nga italianët për shkak se ka më shumë përvojë në kompeticionet europiane.