Real Madrid e përgatitur për të humbur Sergio Ramos!

Real Madrid tashmë është bërë gati që gjatë kësaj vere të humbasë shërbimet e mbrojtësit të saj, Sergio Ramos, raporton kështu El Chiringuito.

Qendër-mbrojtësi i cili në fund të sezonit 2020-2021 do të jetë pa kontratë është duke u kërkuar nga skuadra të ndryshme europiane.

Spanjolli nuk dëshiron largimin nga Los Blancos dhe ka kërkuar një rinovim 3 vjeçar të kontratës mirëpo një gjë të tillë nuk ishte në gjendje që tja ofronte skuadra madrilene duke e bërë tashmë largimin të pashmangshëm.

Skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij mbeten Juventus dhe Paris Saint Germain me këtë të fundit që nuk e ka aspak problem pagën e tij të lartë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here