Nënshkruhet kontrata: Allegri me skuadër të re!

Raportimet e mediave thonë se tashmë Massimiliano Allegri ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje paraprake me skuadrën e Romës për të marrë vendin e Paulo Fonsecas.

Siç raporton Calciomercato, ish trajneri i Juventusit ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me mundësi për të rinovuar edhe për një tjetër.

Vlera e Allegrit është më e lartë sesa e Fonsecas por paga e tij do të jetë më e ulët sesa tek Juve pasi këtu në sezon do të përfitojë rreth 4,5 milionë euro.

Kjo marrëveshje mësohet se do të vlejë vetëm nëse Roma siguron një pjesëmarrje në Champions League por në situatën që gjendet Fonseca nuk është çudi që ai të shkarkohet edhe më herët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here