E bujshme: Allegri transferon te Roma dyshen e Juventusit

Massimiliano Allegri sipas të gjitha gjasave do ta marrë drejtimin dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Menaxheri i përgjithshëm i Romës Tiago Pinto, ishte gjatë ditës së djeshme në Milano për të negociuar shitjen e mundshme të Edin Dzeko tek Interi.

Në të njëjtin hotel ishte i pranishëm edhe Massimiliano Allegri, ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit, aktualisht pa stol.

Allegri do ta marrë drejtimin e Giollorosëve dhe madje ka gati dy përforcime e para.

53-vjeçari ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e dyshes Sami Khedira dhe Federico Bernardeschi.

Grupi Friedkin ka pranuar kërkesat e Allegrit dhe do të nis sulmin për transferimin e dyshes nga Juventusi.

Khediras i skadon kontrata me Juventusin në fund të sezonit dhe do ti bashkohet Romës me kosto zero, ndërsa për Bernardeschin Giallorosët  do të paguajnë 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here