Barcelona transferon yllin e Milanit!

Barcelona përkundër vështirësive të mëdha financiare është duke u munduar që të bëjë një merkato sa më të mirë në mënyrë që të bindë Leo Messin që të mos largohet nga Camp Nou.

Tashmë objektivi i rradhës për skuadrën katalanase është mesfushori i AC Milan, Hakan Calhanoglu i cili ka një kontratë kah fundi me Milanin dhe akoma nuk ka rinovuar.

Mesfushori turk në fakt ka kërkuar një rritje të ndjeshme page dhe këtë gjë nuk po ja ofrojnë kuqezinjtë, gjë që mund të shpjerë deri tek largimi i tij.

Katalanasit duket se i kanë bërë një premtim argjentinasit për të krijuar një skuadër të fortë për vitin e ardhshëm dhe turku është pjesë e këtyre planeve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here