Juventus sot do të jetë me një futbollist më pak në skuadrën e saj për shkak se Sami Khedira ditën e sotme do të largohet për tu transferuar tek skuadra gjermane e Hertha Berlin.
Siç raporton e përditshmja gjermane Kicker, mesfushori i Gjermanisë duket se ka arritur një marrëveshje për të rinovuar me skuadrën nga kryeqyteti gjerman.
Khedira pritet që të nënshkruajë një kontratë 2 vjet e gjysmë ku dhe synon që të rikthehet në formën e tij më të mirë për shkak të minutave të paktë që ka pasur muajve të fundit tek Juventus.
Mesfushori pritet që të rikthehet në Bundesliga pas plot 11 sezonesh ku më herët kishte qenë pjesë e Stuttgart.