Kur jemi duke parë merkaton e janarit shumë pranë të përfundojë skuadra e Juventusit ka marrë një ofertë prej gjigantit anglez të Liverpool për mbrojtësin e saj, Merih Demiral.
The Reds kanë bërë gati një ofertë me vlerë prej 50 milionë eurosh për mbrojtësin turk.
Kampionët e Premier League kanë kohë që kanë shfaqur interesim për të mirëpo tashmë pas lëndimit të Van Dijk transferimi i tij duket i detyrueshëm.
Mbrojtësi më herët kishte pësuar një dëmtim të rëndë mirëpo tashmë është rikthyer në formë të mirë dhe është një pikë referimi për trajnerin Andrea Pirlo dhe largimi i tij do të thoshte një boshllëk i madh në mbrojtje mirëpo kriza ekonomike detyron Zonjën e Vjetër për shitje të tilla.