Liverpool kontakton me West Ham për Diop!

The Reds kanë kthyer sytë nga mbrojtësi francez.

Liverpool tashmë ka komunikuar me skuadrën e West Ham për mundësinë e transferimit të Issa Diop, raporton The Athletic.

Jurgen Klopp është duke kërkuar me dëshpërim përforcime të reja këtë muaj për repartin e mbrojtjes dhe 24 vjeçari tani është në listën e preferencave të trajnerit gjerman.

Diop shpreson për një transferim të mundshëm tek Liverpool për të tentuar që të rikthejë në binarë karierën e tij pasi muajt e fundit tek West Ham ai ka humbur vendin e titullarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here