Rugani rikthehet në Serie A, por tek rivalët e përjteshëm të Juventusit

Daniele Rugani u largua nga Juventusi në tetor dhe iu bashkua Rennes në Francë për të pasur më tepër minuta.

Mirëpo italiani ka luajtur vetëm dy ndeshje në Ligue 1 dhe një ndeshje në Champions, prandaj dëshiron largimin nga Rennes.

Sipas raportimeve të fundit, Daniele Rugani është shumë pranë rikthimit në Serie A, mirëpo jo tek Juventusi.

Gazetari i njohur italian Alfredo Lapadulla, raporton se Rugani do të huazohet te Torino deri në fund të sezonit.

Drejtuesit e Juventusit dhe Torinos kanë nisur bisedimet dhe marrëveshja pritet të finalizohet brenda ditës.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here