Mesfusha e Juventusit është gati që të pasurohet edhe me një emër kualitativ pasi operacioni i ditëve të fundit për Zonjën e Vjetër ka rezultuar me shumë sukses.
Bëhet fjalë për Rolando Mandragoran e Udineses i cili edhe gjatë verës së kaluar ishte një futbollist shumë i kërkuar nga skuadrat e mëdha italiane dhe Juve duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Testet mjekësore janë gati për tu zhvilluar dhe pastaj transferimi do të bëhet zyrtar.
Mesfushori do të vijë në Torino në një formë huazimi për një periudhë 18 mujore dhe pastaj do të vlerësohet nga drejtuesit e skuadrës për blerjen ose jo të tij.