Transferime ‘luksi’, Juve dy blerje për 130 milionë euro!

Kriza ekonomike nuk e ka ndërmend të ndalë Juventusin në merkato pasiqë po synon të krijojë një skuadër më të fortë për të bindur edhe Cristiano Ronaldon që të qëndrojë në Torino.

Siç raporton Don Balon, portugezi akoma nuk e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Juventus ka vënë në shënjestër Bernardo Silvan e Manchester Cityt i cili ka një çmim rreth 70 milionë euro dhe Dayot Upamecanon të Leipzig për një shifër prej 60 milionë eurosh.

Silva kërkon transferimin tek një skuadër ku nuk i mungon vazhdimësia e rezultateve pozitive dhe Juve është një skuadër me potencial të tillë.

Plot 130 milionë euro pritet ti kushtojë Zonjës së Vjetër tentativa për të bindur CR7 që të mos largohet këtë verë nga Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here