Inter në krizë: Neroaxurët nxjerrin në shitje yllin e tyre për 50 milionë euro

Kriza financiare e shkaktuar nga Covidi ka goditur të gjitha klubet e futbollit.

Një ndër klubet e goditura nga kriza është edhe Interi. Neroaxurët nuk kanë paguar pagat e lojtarëve për disa muaj dhe madje është raportuar edhe për shitjen e klubit.

Mirëpo Suning nuk dëshiron të heq dorë kaq shpejt nga Interi dhe ka gjetur zgjidhjen për të balancuar financat e klubit.

Sipas raportimeve të fundit, Inter planifikon ta shesë Achraf Hakimin në merkaton e verës.

22-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij te Interi,  ndërsa interesim për të kanë shfaqur Chelsea dhe Arsenal.

Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin marokenin për shumën e 50 milionë eurove, shifër kjo aspak problematike për gjigantët e Londrës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here