Barcelona transferon yllin e Napolit, nuk është Ruiz!

Ronald Koeman ia ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës transferimin e sulmuesit të Napolit.

Sipas portalit të njohur spanjoll Don Balon, Barcelona do të tentojë transferimin e Hirving Lozanos nga Napoli.

Meksikani po bën mjaftë mirë këtë sezon te Napoli, duke shënuar 12 gola në 28 ndeshje të luajtura.

Kjo ka bërë që Lozano të përfundojë në shënjestrën e Koeman dhe strategu holandez e dëshiron 25-vjeçarin në skuadër.

Barcelona është në krizë financiare, mirëpo mund tia ofrojë Napolit kartonin e Firpos si dhe një shumë parash.

Napoletanët kanë shfaqur interesim për Firpon dhe mbetet ta shohim nëse palët mund të arrijnë marrëveshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here