Isco ka kërkuar që të largohet nga Real Madrid, është ky lajmi që ka shkruar e përditshmja spanjolle Cuatro.
28 vjeçari është në kërkim të një skuadre të re për të rritur mundësitë e tij për të zënë vend në kombëtaren e Spanjës për kampionati europian që pritet të zhvillohet gjatë kësaj vere pasi këtë sezon është një futbollist i cili nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane.
Isco ka qenë i përfolur për një transferim të mundshëm tek skuadra e Arsenalit pasi këtë sezon ka luajtur vetëm 3 ndeshje në La Liga.