Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmet për pagën marrendëse të Leo Messit.
Ai mendon se nuk është faji i argjentinasit që Barcelona është në krizë.
“Barcelona është në vështirësi financiare ashtu klubet e tjerë të mëdha në Europë. Por kjo nuk ka ndodhur për shkak të pagës së Messit. Shkaku është Covid-19.
Pa pandemi, të ardhurat e krijuara nga lojtarët më të mirë në histori ndihmojnë shumë për të mbuluar shpenzimet. Mënyra si po trajtohet kjo çështje është e padrejtë”, u shpreh Tebas.