Prokurori federal, Giuseppe Chinè, ka hapur një hetim mbi përplasjen verbale midis Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku gjatë ndeshjes së javës së kaluar të “Coppa Italia”, Inter-Milan.
Si pjesë e hetimit, prokurori federal thirri kryesorin e ndeshjes në fjalë, Valeri, i cili do të dëgjohet në orët e ardhshme.
Duhet sqaruar e tërë situata, fjalët apo ofendimet që shkëmbyen të dy sulmuesit në atë sherr të ashpër verbal, sipas një burimi nga zyra e prokurorit publik, për të zgjeruar perimetrin e sanksioneve të mundshme ndaj dy lojtarëve.
Organi disiplinor i garës nuk mori asnjë masë ndaj tyre, duke u mjaftuar me nga një ndeshje pezullim për Zlatan (nga kartoni i kuq) dhe Lukaku (plotësoi numrin e kartonëve të verdhë).
Në relacionin e kryesorit Valeri nuk flitej për shprehje apo ofendime raciste, sikurse është “zbardhur” debati verbal nga mediat.