Gati bashkëpunimi i rradhës, Barcelona transferon yllin e Juventusit

Barcelona dhe Juventus kanë gati bashkëpunimin e rradhës!

Katalanasit dhe Biankonerët kanë marrëdhënie mjaftë të mira. Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Barcelona dëshiron transferimin e mesfushorit të Juventusit.

Bëhet fjalë për Rodrigo Bentancur, i cili ka qenë edhe më parë i lidhur me një transferim te Barcelona.

Katalansit kanë tentuar transferimin e uruguaianit edhe më parë, mirëpo Zonja e Vjetër e konsideronte atëherë të pa shitshem 23-vjeçarin.

Mirëpo me ardhjen e Andrea Pirlos në stol gjërat kanë ndryshuar dhe Bentancur nuk është shumë i rëndësishëm në skemën e trajnerit italian.

Biankonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Barcelona.

Katalansit e shohin Bentancur si pasuesin ideal të Busquets dhe janë të gatshëm të ofrojnë 35 milionë euro për kartonin e tij.

Mbetet ta shohim nëse Bentancur do të transferohet në Camp Nou pas përfundimit të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here