Zyrtare: Daniele Rugani rikthehet në Serie A

Daniele Rugani kthehet të luajë në Serie A pas eksperiencës së shkurtër vetëm disamujore në Ligue 1 te Rennes.

Mbrojtësi italian i qendrës, i huazuar nga Juventusi në Francë, nuk ka qenë i lumtur me paraqitjet e tij dhe madje ka kërkuar që të kthehet në Itali, ndaj edhe huazimi me Rennes është prishur dhe skuadra e tij e radhës do të jetë Cagliari.

Një huazim i thatë pa mundësi blerje deri në fund të sezonit, ndërsa në garë ishin si Torino, ashtu edhe Verona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here