Hakimi do të largohet nga Inter!

Inter është në një situatë të vështirë ekonomike dhe për të dalë sadopak nga kjo situatë duhet që të shesë ndonjë futbollist të saj gjatë merkatos së verës.

Nga ana tjetër Hakimi pritet të jetë ‘kurbani’ i skuadrës së Contes pasi shitja e tij duket e paevitueshme për arsyen që akoma nuk është paguar çmimi i tij tek skuadra e Real Madrid.

22 vjeçari tashmë ka tërhequr një vëmendje të madhe nga skuadra e mëdha angleze të Arsenal, Chelsea dhe Manchester City.

Në këtë situatë drejtuesit e Interit janë treguar shumë të prerë, marokeni do të shitet vetëm nëse në drejtim të tyre vjen një ofertë me vlerë prej 40 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here