E bujshme: Ribery largohet nga Fiorentina, por jo nga Italia

Franck Ribery një kohë ishte njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

Francezi ishte pranë fitimit të Topit të Artë në vitin 2013, por në fund nuk arriti ta fitojë edhe pse kishte bërë një sezon fantastik.

Edhe pse është titullarë te Fiorentina, Ribery nuk planifikon ta rinovojë kontratën me Violën.

Sipas raportimeve të fundit, francezi planifikon të largohet nga Firence dhe ka nisur bisedimet me Monzan.

Monza është duke luftuar për tu promovuar në Serie A dhe Berlusconi e sheh Riberyn si përforcim ideal për sezonin e ardhshëm.

Në rast se tranferohet te Monza, Ribery do të jetë në një skuadër me Mario Balotellin dhe Kevin Prince Boateng.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here