Oferta ka arritur, Barella te gjiganti europian për 80 milionë euro

Nicolo Barella është mesfushori më i mirë italian për momentin. 23-vjeçari po shkëlqen te Interi dhe nuk është rastësi që gjigantët europian e dëshirojnë atë.

Barella ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon, ka realizuar dy gola dhe ka bërë 10 asistime.

Italiani është njëri nga lojtarët kyç te Interi, mirëpo mund të ndryshojë skuadër pas përfundimit të sezonit.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Real Madrid synon transferimin e Nicolo Barellas dhe Los Blancos kanë gati një ofertë prej 80 milionë eurove.

Te Reali e shohin Barellan si zëvendësuesin ideal të Luka Modric dhe janë të gatshëm të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Inter është në krizë financiare dhe Madrilenët kërkojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

Neroaxurët e transferuan 23-vjeçarin për 28 milionë euro dhe mbetet ta shohim nëse drejtuesit do ta sakrifikojnë Barellan apo Hakimin, për ta shpëtuar klubin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here