E zbulon ish-shoku i skuadrës, Mbappe do të transferohet te Reali

    Sulmuesi Kylian Mbappe duket i destinuar të kalojë te Real Madridi.

    Ai e dëshiron kalimin tek ekipi “Los Blancos” dhe diçka të tillë e ka treguar dhe ish-shoku i ekipit të tij Jese.

    “Kylian dëshiron me të vërtetë të luajë me Real Madrid. Idhulli i tij ka qenë gjithmonë Cristiano Ronaldo. Ai e dashuron Realin dhe jam i bindur që do të transferohet një ditë në Santiago Bernabeu“ – tha sulmuesi.

    Jese ka luajtur vetë tek ekipi i Realit dhe ka folur me Mbappe për Madridin. Karriera e sulmuesit nuk arriti asnjëherë atje ku duhet.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here