Raiola transferon te Milani pasuesin e Ibrahimovic me kosto zero

Mino Raiola dhe Milan kanë gati bashkëpunimin e rradhës.

Mino Raiola ia ka gjetur Rosonerëve sulmuesin e së ardhmes. Bëhet fjalë për Brian Brobbey, i cili luan për Ajaxin.

Brobbey konsiderohet si sulmues i së ardhmes te Ajaxi, mirëpo 19-vjeçari ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën dhe do të largohet në fund të sezonit si futbollist i lirë.

Agjenti i tij Mino Raiola, planifikon që ta transferojë Brobbey te Milani, ndërsa Rosonerët kanë dhënë dritën jeshile.

Brobbey ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 11 gola, dy prej tyre me skuadrën e parë të Ajaxit në Eredivise.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here